Matthew 12:45 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriut bëhet më e keqe nga e mëparshmja. Kështu do t'i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë''.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Atëhere vete e merr me vetëhe shtatë fryma të tiera më të liga se vetëhen’e saj, edhe hynjën’ e rrinë atie; edhe të pastajmet’ e ati njeriu bënenë më të këqia se të paratë. Kështu do të jet’ edhe mbë këtë bres të lik.
albanian-1872 atëherë vete, e merr me vetëhe shtatë shpirtëna të tierë ma të këqij se vetëvetëhenë, edhe hyjnë, e rrin’ atie; edhe të mbrampet’ e ati nieriu bahenë ma të këqia se të paratë. Kështu ka me qen’ edhe mbë këte bres të keq.
albanian-2018 Pastaj shkon e sjell me vete shtatë shpirtra të tjerë më të këqij se vetja dhe hyjnë e banojnë aty. Kështu, gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e mëparshmja. Kështu do t'i ndodhë edhe kësaj breznie të ligë».
albanian-altmk-27 Ahiere vete, e merr me vetëhe të tij shtatë të tjerë të paudhë, më të këqinj se vetëhen’ e tij, e hijënë e rrinë atje, e bënenë të pastajmet’ e atij njeriut më të këqia se të paratë. Kështu do të jetë edhe ndë këtë melet të lig.