Mark 9:7 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Pastaj erdhi një re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli një zë që tha: ''Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni!''. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe i mbuloj një re, edhe erdhi një zë prej resë, tuke thënë: “Kyj është biri im i dashuri, ati i dëgjoni.” |
| albanian-1872 | Ende i mbuloi nji re, ende erdhi nji za prei resë, tue thanë: Kyi ashtë biri em i dashumi; ati i ndëgjoni. |
| albanian-2018 | Atëherë doli një re që i mbuloi me hijen e saj dhe nga reja u dëgjua një zë: «Ky është Biri im i dashur. Dëgjojeni!». |
| albanian-altmk-27 | E u ngre një mjergullë, e i mbuloi ata, e erdhi zë nga mjergulla që thosh: Kij është biri im i dashuri, atij t’i digjoni. |