Mark 4:20 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Kurse ata që e morën farën në tokë të mirë, janë ata që e dëgjojnë fjalën, e pranojnë dhe japin fryt: një tridhjetë, tjetri gjashtëdhjetë dhe tjetri njëqind''. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Po këta janë ata që u mbollnë ndë dhe të mirë, të cilëtë dëgjojënë fialënë, edhe e presënë, edhe bienë pemë, për një tri-dhietë, edhe për një gjashtë-dhietë, edhe për një një qint.” |
| albanian-1872 | Po këta, jan’ ata qi u mbollnë ndë dhe të mirë, të cillëtë ndëgjojnë fjalën’, ende e presin’, ende bijënë pemë, për nji tri-dhitë, ende për nji gjashtë-dhitë, ende për nji nji qind. |
| albanian-2018 | Por ka edhe nga ata që janë mbjellë në tokë të mirë. Këta e dëgjojnë fjalën, e pranojnë dhe japin fryt tridhjetë, gjashtëdhjetë e njëqindfish». |
| albanian-altmk-27 | E këta që janë mbjellë mbë dhe të mirë jan’ ata, që digjojënë fjalënë, e marënë, e bëjënë farë, cili tridhjetë, e cili gjashtëdhjetë, e cili njëqind. |