Mark 14:3 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Edhe ay kur ishte ndë Vithani, ndë shtëpi të Simonit krromosurë, tuke ndenjurë ndë mësallë, erdhi një grua që kish një allavastrë me val ere, prej nardhe të papërzierë shumë të shtrenjtë; edhe si theu allavastrënë, derdhi valinë përmbi kryet t’ati.
albanian-1872 Ende ai kur ishte ndë Bethani, ndë shtëpit të Simonit kromosunë, tue ndenjunë ndë mësallë, erdhi nji gru qi kishte nji alabastër me voj ere prei narde të papërzime, shumë të shtreitë, ende si theu alabastrënë, derdhi vojinë përmbi kryet t’ati.
albanian-2018 Jezui ishte në Betani, në shtëpinë e Simon të lebrosurit. Ndërsa po rrinte në tryezë, erdhi një grua që mbante një enë alabastri me mirrë nardi të kulluar që kushtonte shumë shtrenjtë. Ajo e theu enën dhe e derdhi mirrën mbi kokën e Jezuit.
albanian-altmk-27 E kur ishte ai ndë Vithani, mbë shtëpi të Simonit së leprosurit, tek rrijte ai ndë sufra, erdhi një grua, e kishte një garafë pa dorë, plot me miro nga Nardho të qëruarë, shumë të shtrëjtë, e si e theu garafënë pa dorë, ja derdhi mbi krie të tij.