Luke 9:48 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | dhe u tha atyre: ''Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua, sepse ai që është më i vogli nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh''. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | “Ay që të presë këtë çun mb’emërit tim, ka priturë mua; edhe ay që të presë mua, ka pritur’ atë që më dërgoj; sepse ay që është më i vogëlë ndër gjithë ju, kyj do të jetë më i math.” |
| albanian-1872 | edhe u tha atyne: Ai qi të presi këte çun mb’emënit t’em ka pritunë mue; edhe ai qi të presi mue, ka pritun’ ate qi më dërgoi, sepse ai qi ashtë ma i vogëlë ndër gjithë ju, kyi ka me qenun’ i math. |
| albanian-2018 | Atëherë u tha dishepujve: «Kush e pranon këtë fëmijë në emrin tim, më pranon mua e kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar. Më i vogli ndër të gjithë ju, ai është më i madhi». |
| albanian-altmk-27 | E u thot’ ature: Cilido që të përmbëjedhë një djalë të tillë mbë ëmër tim, përmbëjedh mua. E cilido që të përmbëjedhë mua, përmbëjedh atë që ka dërguarë mua; se ai që është m’i vogëlë ndë ju gjithë, ai është m’i madh. |