Luke 8:37 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Atëherë gjithë popullsia e krahinës së Gadareasve, i kërkoi Jezusit të largohej prej tyre, sepse i kishte zënë një frikë e madhe. Dhe Jezusi hyri në barkë dhe u kthye mbrapa. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe gjithë shumica e vëndevet rrotullë Gadharinëvet i luteshinë të iknjë nga ata, sepse kishinë frikë të madhe; edhe ay hyri ndë lundrët, e u këthye. |
| albanian-1872 | Edhe gjithë shumica e nahijesë Gadarenvet iu lutunë me ikunë prei asish, sepse kishinë frikë të madhe; edhe ai hyni ndë lundrët, e u këthye. |
| albanian-2018 | Atëherë tërë populli i krahinës së gerasenëve i kërkoi Jezuit të largohej prej tyre, sepse kishin shumë frikë. Jezui hipi në një varkë e u kthye. |
| albanian-altmk-27 | E ju lutnë atij gjithë turma që dolli nga vëndi i Gadharinovet të ikën nga ata, se i zuri një frik’ e madhe. E ai hiri ndë varkë, e u kthe mbë të prapë. |