Luke 8:33 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Atëherë demonët, si dolën nga ai njeri, hynë te derrat, dhe ajo tufë u turr nga gremina në liqen dhe u mbyt. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe diajtë si duallë prej njeriut, hynë ndë derrat; edhe tuf’ e derravet u turr nga shkëmbit ndë lëqert, edhe u mbyt. |
| albanian-1872 | Edhe djemënitë si duelnë prei nieriut, hynë ndër thit; edhe tuba e thivet u tuerr prei shkrepit e u hoth ndë lëqent, edhe u mbyt. |
| albanian-2018 | Sapo dolën nga ai njeri, djajtë u futën te derrat. Tufa u turr nga humnera në liqen e u mbyt. |
| albanian-altmk-27 | E si duallë të paudhëtë nga njeriu, hinë ndë derra; e u vërsul kopeja mbi greminë, e u mbit ndë gjol. |