Luke 7:44 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: ''A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; ajo, përkundrazi, m'i lau këmbët me lot dhe m'i fshiu me flokët e kresë. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe si u këthye nga gruaja, i tha Simonit: “A e sheh këtë grua? Hyra ndë shtëpit tënde, ti nukë më dhe ujë për të larë këmbëtë; po ajo më lagu këmbëtë me lot, edhe i fshiu me flokët’ (e kresë saj). |
| albanian-1872 | Edhe si këtheu kryetë te grueja, i tha Simonit: A shef këte grue? Hyna ndë shtëpit tande, ti nukë më dhe ujë për me lamë kambëtë, por ajo më lagu kambëtë me lot, edhe i mpëshiu me flokët e kresë vet. |
| albanian-2018 | Pastaj u kthye nga gruaja e i tha Simonit: «A e sheh këtë grua? Erdha në shtëpinë tënde e ti nuk më dhe as ujë për këmbët, ndërsa ajo m'i lau me lotët e saj e m'i thau me flokët e saj. |
| albanian-altmk-27 | E si u kthie nga gruaja, i thotë Simonit: E sheh këtë grua? Hira ndë shtëpi tënde, e ti ujë ndë këmbë të mia nukë më derdhe; e këjo lagu këmbët’ e mia me lot, edhe m’i fshiu me leshërat’ e kreit së saj. |