Luke 6:42 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Ose, si mund t'i thuash vëllait tënd: "Vëlla, më lër të të heq lëmishtën që ke në syrin tënd", kur ti vetë nuk e sheh traun në syrin tënd? O hipokrit, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të mund të shohësh mirë për të nxjerrë lëmishtën nga syri i vëllait tënd. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Apo si munt t’i thuash tyt vëllaj: Vëlla, dal të të nxier lëmishtenë që ke ndë syt tënt, kur ti nukë sheh tranë që ke ndë syt tënt? Ipokrit, nxir më përpara tranë prej syrit tënt, edhe atëherë do të shohç mirë të nxierç lëmishtenë që është ndë syt tyt vëllaj. |
| albanian-1872 | Apor si munde me i thanë t’yt vëlla: Vëlla, le të nxier krandienë qi ke ndë sy tand, kur ti nukë shef tranë qi ke ndë sy tand? Hipokrit, nxier ma përpara tranë prei synit tand, edhe atëherë ke me pamë mirë për me nxierrë krandienë qi ashtë ndë sy t’yt vëlla. |
| albanian-2018 | Si mund t'i thuash vëllait tënd “vëlla, më lër të ta heq ashklën nga syri”, ti që nuk pikat traun në syrin tënd? Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë për të hequr ashklën nga syri i vëllait tënd». |
| albanian-altmk-27 | A qish mund t’i thuaç vëllait sit: Le, o vëlla, të xjer halënë që është ndë si tënd, kur nukë sheh tij tranë që është ndë si tënde? Ipokriti (me di faqe), nxir më përpara tranë nga siri it, e ahiere do të shohç të nxjerç halënë që është ndë si të vëllait sit. |