Luke 6:17 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Pastaj, pasi zbriti bashkë me ta, ndaloi në një vend të sheshtë, me turmën e dishepujve të vet dhe me një numër të madh njerëzish nga gjithë Judea, nga Jeruzalemi dhe nga bregdeti i Tiros dhe i Sidonit, të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar atë dhe për t'u shëruar nga sëmundjet e veta;
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Edhe sbriti bashkë me ata, e qëndroj mbë një vënt shesh; edhe ishinë gjëndëje nga nxënësit’e ati, edhe shumë shumicë llauzi nga gjithë Judhea edhe nga Jerusalimi, edhe nga an’ e detit Tyrës’ edhe Sidhonësë, të cilët’ erdhë të ndigjonin’ atë, edhe të shëroneshinë nga sëmundëjet’e tyre;
albanian-1872 Edhe sdripi bashkë me ata, e qindroi mbë nji vend rrafsh, edhe ishinë gjindëje prei dishepujsh ati, edhe shumë shumicë populli prei gjithë Iudesë edhe Ierusalemit, edhe prei për-anë deti Tyrës’ edhe Sidonësë, të cillëtë erthnë me ndëgjuem ate, edhe me u shëndoshunë prei lingatash veta;
albanian-2018 Jezui zbriti së bashku me ta e u ndal në një vend të rrafshët, ku gjendeshin shumë nga dishepujt e tij. Aty gjendej edhe një turmë e madhe njerëzish nga e gjithë Judeja, Jerusalemi e bregu i Tirit e i Sidonit.
albanian-altmk-27 E si zbriti me ta bashkë qëndroi ndë një vënd të sheshuarë ai edhe mathitit’ e tij, edhe një turm’ e madhe llaoit nga gjithë vënd’ i Iudheësë, edhe Ierusalimit, edhe prej anëvet detit së Tirosë, edhe të Sidhonësë, që këta erdhë të digjoijnë atë, e të shëronishnë nga sëmundët’ e ture.