Luke 5:15 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t'u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Po fiala delte më teprë për atë. Edhe shumë gjëndëje përmbëlidheshinë për të ndigjuar’ e për të shëruarë prej ati nga sëmundëjet’ e tyre; |
| albanian-1872 | Por fjala dilte ma tepërë për atë, edhe shumë gjindëje mbëlidheshinë për me ndëgjuem, edhe për me u shëndoshunë prei ati prei sëmundash atyne. |
| albanian-2018 | Megjithatë, fjala për Jezuin përhapej gjithnjë e më shumë dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar e për t'u shëruar nga sëmundjet e tyre. |
| albanian-altmk-27 | E zëri përhapej më tepër kudo, e mbëjidheshnë shumë turmë të digjoijnë, e të shëronishnë prej si nga sëmundët’ e ture. |