Luke 24:21 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Por ne kishim shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin; por, megjithkëtë, sot është e treta ditë që kur ndodhën këto gjëra. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe neve shpërenim, se ay ishte ay që kishte për të shpërblerë Israilinë. Po mbi gjithë këto, sot ësht’ e treta ditë që kur se u bënë këto. |
| albanian-1872 | Edhe na shpërejshim se ai asht’ ai qi kishte me shpërblemë Israelinë. Por mbi gjithë këto, sot asht’ e treta ditë, çë kurë se u banë këto. |
| albanian-2018 | Ne shpresonim se ai do ta shpengonte Izraelin, por u bënë tri ditë që kur kanë ndodhur këto gjëra. |
| albanian-altmk-27 | E navet kemi omuth se ai është, që do të lefterosjë Israilnë. Po ndashti përveçe këture, tri dit ka sot që kur u bënë këto. |