Luke 23:51 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) ai nuk kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Ai ishte nga Arimatea, qytet i Judesë dhe priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) (Kyj nukë pat ndenjurë bashkë ndë këshillët e ndë punët t’atyreve) nga Arimathea, qyteti i Judhenjet, edhe priste mbëretërin’ e Perëndisë edhe ay,
albanian-1872 (kyi nukë qe ndenjunë bashkë ndë këshillet e ndë punët t’atyneve) prei Arimathesë qytetit Iudevet; edhe priste mbëretënin’ e Perëndisë edhe ai.
albanian-2018 por nuk e kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Jozefi ishte nga Arimateja, një qytet i Judesë, dhe priste mbretërinë e Perëndisë.
albanian-altmk-27 (Kij nukë qe ndë mushavere e ndë praks të ture) nga Arimathia, qutet i Iudheësë, që shpëren edhe kij mbretërin’ e Perndisë.