Luke 23:39 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Tani një nga keqberësit e kryqëzuar e shau duke thënë: ''Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve''.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Edhe një nga ata keqbërësitë që ishinë varë, vllasfimiste atë, tuke thënë: “Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tënde edhe neve.”
albanian-1872 Edhe nji prei asi keq-bamësish qi ishinë varunë nemte ate, tue thanë: Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tande edhe neve.
albanian-2018 Njëri nga keqbërësit e varur në kryq e fyente duke i thënë: «A nuk je ti Krishti? Shpëto veten dhe ne!».
albanian-altmk-27 E njeri nga gjakëtorëtë që qenë varturë, e vllasfimis atë, e thosh: Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tënde edhe navet.