Luke 20:28 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | duke thënë: ''Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t'i ngjallë pasardhës vëllait të vet. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | “Mësonjës, Mojsiu na ka shkruarë: Ndë i vdektë ndonjëjt vëllaj që ka grua, edhe kyj të vdesë pa lënë djem, i vëllaj i ati të marrë gruanë, edhe të ngjallnjë farë për të vëllan’ e ti. |
| albanian-1872 | tue thanë: Mieshtër, Moiseu na ka shkruem - Ndë i vdektë kuit i vëllai qi ka grue, edhe kyi të vdesi pa lanë dielm, i vëllai ati të marri gruenë, edhe të ngjalli farë mbë të vëllan’ e vet. |
| albanian-2018 | prandaj e pyetën: «Mësues, Moisiu na ka lënë të shkruar: nëse një njeriu i vdes vëllai dhe lë pas gruan pa fëmijë, ky duhet të martohet me gruan e ve për t'i dhënë trashëgimtarë të vëllait. |
| albanian-altmk-27 | E i thanë: Dhaskal, Moisiu na la navet shkruarë, që ndë i vdektë ndonjëit vëllai, që ësht’ i martuarë, e të mos lërë djelm, të marrë gruan’ e tij i vëllai tij, e të lërë farë vëllait së tij. |