Luke 16:15 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Dhe ai u tha atyre: ''Ju jeni ata që e justifikoni veten përpara njerëzve, por Perëndia i njeh zemrat tuaja; sepse ajo që vlerësohet shumë ndër njerëzit është gjë e neveritshme para Perëndisë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Edhe ay u tha atyre: Ju jeni ata që nxirni vetëhenë tuaj të drejtë përpara njerëzish; po Perëndia njeh zemratë tuaja; sepse ajo gjë që ësht’ e lartë ndër njerëzit, përpara Perëndisë ësht’ e ndyrë.
albanian-1872 Edhe ai u tha atyne: Ju jeni ata qi nxirni vetëvetëhenë të dreitë përpara nierëzish; por Perëndia ngjef zemratë tueja, sepse ajo gja qi asht’ e naltë ndër nierëzit, përpara Perëndisë asht’ e ndytë.
albanian-2018 Atëherë ai u tha: «Ju jeni ata që para njerëzve shfaqeni si të drejtë, por Perëndia i njeh zemrat tuaja. Megjithatë, ajo që është e madhërishme për njerëzit, për Perëndinë është fundërrinë.
albanian-altmk-27 E u thot’ ature: Juvet jini ata që dëftoni vetëhenë tuaj të drejtë përpara njerëzet; ma Perndia njeh zëmëratë tuaj, sepse ajo që është e lartë përpara njerëzet, përpara Perndisë ësht’ e ndjetë.