Luke 15:7 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Po u them juve, se kështu do të jetë gëzim ndë qiell për një fajtuar që pendonetë, se për nëntë-dhiet’e nëntë të drejtë, të cilëtë s’kanë nevojë për pendim. |
| albanian-1872 | Po u thom juve, se kështu ka me qenunë gëzim edhe ndë qiell për nji fajtuer qi pendohetë, se për nandë-dhet’ e nandë të dreitë, të cillëtë s’kanë nevojë për pendesë. |
| albanian-2018 | Unë po ju them se kështu ndodh edhe në qiell. Aty ka më shumë gëzim për një mëkatar që pendohet sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë që nuk kanë nevojë të pendohen». |
| albanian-altmk-27 | U thom juvet, se kështu do të jetë gëzim ndër Qiell për një fajëtuar që metanois, se për nëntëdhjet’ e nëntë të drejtë që nukë kanë hri për metani. |