Luke 14:12 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Ai i tha edhe atij që e kishte ftuar: ''Kur shtron drekë a darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, se mos ata një herë të të ftojnë ty, dhe kështu ta kthejnë shpërblimin.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) I thoshte edhe ati që kish ftuarë atë: “Kur të bënjç drekë a darkë, mos thirrë miqt’ e tu, as vëllezërit’ e tu, as njerëzit’ e tu, as fëqinj të pasurë; mbase mos të thërresënë prapë edhe ata, edhe bënetë shpagim mbë tyj.
albanian-1872 I thoshte edhe ati qi kishte thirrun’ ate: Kur të bajsh drekë a darkë, mos thirr miqt e tu, as nierëzit’ e tu, as fëqij të pasunë; druese mos të thërrasinë prap edhe ata, edhe bahetë shpagim mbë tyi.
albanian-2018 Atij që e kishte ftuar, Jezui i tha: «Kur të shtrosh një drekë a një darkë, mos fto miqtë e tu, vëllezërit, të afërmit e tu apo fqinjët e pasur, duke shpresuar se edhe ata do të të ftojnë e kështu do të shpërblehesh.
albanian-altmk-27 E i thosh edhe atij që e kish thirturë atë: Kur të bëç drekë a darkë, mos fto miqt’ e tu, as vëllazërit’ e tu, as gjërit’ e tua, as gjitonë të pasurë, se mos ndodhetë e të ftojënë edhe ata tij, e të paguhetë gostia jote.