Luke 11:31 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Mbretëresha e Mesditës do të ngrihet ditën e gjyqit me njerëzit e këtij brezi dhe do t'i dënojë, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut për të dëgjuar urtësinë e Salomonit; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Salomoni.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Mbëretëresha e mesditësë do të ngrihetë ndë ditë të gjyqit bashkë me njerëzit’ e këti brezi, edhe do t’i gjykonjë për të keq; sepse erdhi nga an’ e së mbaruarit dheut të ndigjonjë diturin’ e Sollomonit; edhe na ku është këtu më teprë se Sollomoni.
albanian-1872 Mbëretënesha e mies-ditësë ka me u ngritunë ndë ditë të gjyqit bashkë me nierëzit e këti brezi, edhe ka me i gjukuem për të keq, sepse erdhi prei anësë së mbaruemesë dheut me ndëgjuem ditunin’ e Solomonit; edhe qe ku ashtë këtu ma tepërë se Solomoni.
albanian-2018 Mbretëresha e Jugut do të ngjallet në ditën e gjykimit bashkë me njerëzit e kësaj breznie e do t'i dënojë, se ajo erdhi nga fundi i dheut për të dëgjuar urtinë e Solomonit. Dhe ja, këtu është dikush më i madh se Solomoni.
albanian-altmk-27 Mbretëresha e Notisë do të ngrihetë ndë gjuq kondrë njerëzet së kësaj filiet, e do t’i dëmëtojë ata; sepse ajo erdhi nga an’ e dheut, për të digjuarë sofin’ e Sollomoit, e ja këtu është më shumë se Sollomoi.