Joshua 9:24 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Atëherë ata iu përgjigjën Jozueut dhe thanë: "Shërbëtorëve të tu u qe thënë qartë që Perëndia yt, Zoti, kishte urdhëruar shërbëtorin e tij Moisiun t'ju jepte tërë vendin dhe të shfaroste para jush tërë banorët e tij. Prandaj ne na hyri një frikë e madhe për jetën tonë nga shkaku juaj, dhe kemi vepruar në këtë mënyrë.
albanian-2018 Por ata i thanë Jozuehut: «Ne, shërbëtorët e tu, dëgjuam çfarë i kishte urdhëruar Zoti, Perëndia yt, Moisiut, shërbëtorit të tij, se do t'jua jepte juve tërë vendin dhe se do t'i shfaroste para jush të gjithë banorët e kësaj toke. Patëm shumë frikë nga ju për jetën tonë, prandaj edhe vepruam kështu.