Joshua 8:33 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) I tërë Izraeli, si të huajt ashtu edhe ata që kishin lindur izraelitë, pleqtë, oficerët dhe gjykatësit e tij, rrinin më këmbë në të dyja anët e arkës, përballë priftërinjve levitë që mbartnin arkën e besëlidhjes së Zotit, gjysma përballë malit Gerizim dhe gjysma tjetër përballë malit Ebal, ashtu si Moisiu, shërbëtor i Zotit, kishte urdhëruar më parë, për të bekuar popullin e Izraelit.
albanian-2018 Të gjithë izraelitët bashkë me pleqtë, me krerët e me gjykatësit e tyre, si dhe të huajt që jetonin me ta, qëndronin nga ana e arkës, ndërsa nga ana tjetër qëndronin priftërinjtë levitë që mbartnin arkën e besëlidhjes së Zotit. Gjysma qëndronte përballë malit Gerizim, ndërsa gjysma tjetër përballë malit Ebal, ashtu siç kishte urdhëruar më parë Moisiu, shërbëtori i Zotit, të bekohej populli i Izraelit.