Joshua 5:6 — Compare Translations
2 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Në fakt bijtë e Izraelit kishin ecur dyzet vjet nëpër shkretëtirë deri sa tërë populli, domethënë luftëtarët që kishin dalë nga Egjipti, u shkatërruan, sepse nuk i ishin bindur zërit të Zotit. Atyre Zoti u ishte betuar që nuk do t'u tregonte vendin që do t'u jepte etërve të tyre, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë. |
| albanian-2018 | Izraelitët kishin udhëtuar dyzet vjet nëpër shkretëtirë, derisa kishin vdekur të gjithë luftëtarët që kishin dalë nga Egjipti, për shkak se nuk i ishin bindur urdhrit të Zotit. Prandaj edhe Zoti u qe betuar se nuk kishin për ta parë tokën që u kishte premtuar etërve të tyre për ne, tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë. |