John 8:44 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Ju jeni prej atit diallit, edhe doni të bëni dëshërimet’ e atit tuaj. Ay ishte që përpara herësë njerivrasës, edhe nukë qëndron ndë të vërtetët; sepse e vërtetë nuk’ është tek ay. Kur flet gënjeshtrënë, flet nga të tijatë; sepse është gënjeshtar, edhe i ati asaj gënjeshtrësë.
albanian-1872 Ju jeni prei atit diallit, edhe doni me bamë dëshërimet’ e atit tuei. Ai ishte çë përpara herësë nieri-vrasës, edhe nukë mbet ndë të vërtetënë, sepse e vërteta nuk’ ashtë nd’ate. Kur flet rrenënë, flet prei së vetash, sepse ashtë rrenës, edhe ati i asai rrenësë.
albanian-2018 Ati juaj është djalli e ju doni të bëni vullnetin e atit tuaj. Ai ishte njeri-vrasës që nga fillimi e nuk qëndroi tek e vërteta, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës.
albanian-altmk-27 Juvet kini për baba djallinë, e doi të bëni ato që dëshëron babai juaj. Ai ish që vrau njerinë që herën’ e parë. E ndë të vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë që gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë.