John 5:30 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Unë s’munt të bënj asgjë prej vetëhesë sime. Sikundrë dëgjonj, kështu gjykonj; edhe gjyqi im ësht’ i drejtë, sepse s’kërkonj dashuriminë tim, po dashurimin’ e ati (Atit) që më ka dërguarë.
albanian-1872 Unë s’mundem me bam’ asgja prei vetiut; sikurse ndëgjoj kështu gjukoj; edhe gjyqi em asht’ i dreitë, sepse s’kërkoj dashuniminë t’em, por dashunimin’ e Atit qi më ka dërguem.
albanian-2018 Unë nuk mund të bëj asgjë nga vetja ime. Unë gjykoj sipas asaj që dëgjoj nga Ati im dhe gjykimi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj të bëhet vullneti im, por vullneti i atij që më dërgoi».
albanian-altmk-27 Nukë mund unë të bëj ndonjë punë nga vetiu. Sikundrë digjoj gjukoj, e gjuqi im ësht’ i drejtë, sepse nukë kërkoj atë që dua unë, po atë që do babai im që më dërgoi mua.