John 21:24 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar këto gjëra; dhe ne dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Kyj është ay nxënësi që martiris për këto, edhe që shkroj këto; edhe e dimë se martiria e ati ësht’ e vërtetë.
albanian-1872 Kyi asht’ ai dishepulli qi deshmon për këto, edhe qi shkroi këto; edhe e dimë, se deshmia e ati asht’ e vërtetë.
albanian-2018 Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që i shkroi ato. Ne e dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.
albanian-altmk-27 Kij është mathitiu që ep martiri për këto, e që shkroi këto. Edhe e dimë që ësht’ e vërtetë martiria e tij.