John 20:14 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Si tha këtë, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, që qëndronte në këmbë; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe ajo si tha këto, u këthye prapa, edhe vë re Jisunë tuke ndenjurë, edhe nuk’ e dinte se është Jisuj. |
| albanian-1872 | Edhe si tha këto, u këthye mbrapa, edhe ve ore Iesunë tue ndenjunë, edhe nuk’ e dinte se ashtë Iesui. |
| albanian-2018 | Si tha këto, ajo u kthye prapa dhe pa Jezuin që qëndronte më këmbë, por nuk e dinte se ishte ai. |
| albanian-altmk-27 | E poqë tha këto u kthie mbë të prapë, e sheh Iisunë mbë këmbë, po nuk’ e njohu që qe Iisui. |