John 14:12 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: kush beson në mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë; madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto, sepse unë po shkoj tek Ati. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, ay që më beson mua, do të bënjë edhe ay ato punëra që bënj unë, edhe do të bënjë edhe më të mëdha se këto; sepse unë vete tek im Atë. |
| albanian-1872 | Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve: Ai qi beson mue, ka me bam edhe ai ato punëtë qi baj unë; edhe ka me bamë ma të mëdha se këto; sepse unë vete tek Ati. |
| albanian-2018 | Me të vërtetë po ju them se kush beson në mua do t'i bëjë edhe ai veprat që bëj unë, madje do të bëjë vepra edhe më të mëdha, sepse unë po shkoj tek Ati. |
| albanian-altmk-27 | Vërtet, vërtet u thom juvet, kush beson mbë mua, punëtë që bëj unë, edhe ai do t’i bëjë; edhe më të mëdha nga këto do të bëjë, sepse unë vete te babai im. |