John 11:44 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: ''Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!''. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe i vdekuri dolli, lidhurë këmbët’ e duartë me rrypa pëlhure; edhe faqeja e ati pështjellë me rizë. Jisuj u thot’ atyre: “Sgjidheni, edhe lëreni të vejë.” |
| albanian-1872 | Edhe i vdekuni duel, lidhunë kambët’ e duertë me pëlhura, edhe faqeja e ati mpështiellë me rizë. Iesui u thot’ atyne: Sgjithnia, edhe linia me votunë. |
| albanian-2018 | I vdekuri doli me këmbë e duar të lidhura me rripa pëlhure, ndërsa fytyrën e kishte të mbështjellë me rizë. Jezui u tha: «Zgjidheni e lëreni të shkojë!». |
| albanian-altmk-27 | E dolli i vdekuri lidhurë këmbëtë edhe duartë me fashqe. Edhe faqe tij qe pështjellë me destemel. U thot’ ature Iisui: Zgjidhnie atë, e lirie të vejë. |