Jeremiah 21:7 — Compare Translations
2 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Mbas kësaj", thotë Zoti, "do të jap Sedekian, mbretin e Judës, dhe shërbëtorët e tij, popullin dhe ata që në këtë qytet do të kenë shpëtuar nga murtaja, nga shpata nga uria, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, në dorë të armiqve të tyre dhe në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre. Ai do t'i vrasë me shpatë: nuk ka për t'i falur, as nuk do t'i vijë keq dhe as nuk do të ketë mëshirë për ta. |
| albanian-2018 | E pastaj, kumton Zoti, Sedekinë, mbretin e Judës, shërbëtorët e tij dhe popullin që do t'i ketë shpëtuar murtajës, shpatës e urisë në këtë qytet, do t'ia dorëzoj Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, do t'i lë në duart e armiqve të tyre dhe në duart e atyre që kërkojnë t'u marrin shpirtin. Ai do t'i shkojë në teh të shpatës, pa keqardhje për ta, pa mëshirë e pa përdëllim. |