Jeremiah 14:3 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Fisnikët dërgojnë ndër ta të rinjtë e tyre për të kërkuar ujë; këta shkojnë në sternat, por nuk gjejnë ujë dhe kthehen me enët e tyre bosh; janë plot me turp dhe të hutuar, dhe mbulojnë kokën e tyre.
albanian-2018 Fisnikët e tyre dërgojnë vegjëlinë për ujë, vijnë te sternat, por ujë nuk gjejnë e kthehen me enët zbrazur. Mbeten të turpëruar e të poshtëruar, ndaj kokën mbulojnë.