Isaiah 57:13 — Compare Translations
2 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Kur do të bërtasësh, le të vijë të të shpëtojë turma e idhujve të tu. Era do t'i përlajë të tërë, një frymë do t'i çojë tutje. Por ai që gjen strehë tek unë do të zotërojë vendin dhe do të trashëgojë malin tim të shenjtë. |
| albanian-2018 | Kur të bërtasësh, le të të shpëtojë moria e idhujve të tu. Por ata do t'i marrë era, do t'i përpijë puhiza. Por, kush kërkon strehë tek unë, do të trashëgojë tokën, do të zotërojë malin tim të shenjtë. |