Isaiah 47:13 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Je lodhur me turmën e këshilltarëve të tu; le të ngrihen, pra, astrologët, ata që studiojnë yjet dhe bëjnë parashikime çdo muaj dhe le të të shpëtojnë nga gjërat që do të bien në kurriz.
albanian-2018 Të lodhën këshilltarët e tu të shumtë! Le të ngrihen, pra, le të të shpëtojnë ata që qiellin matin, ata që trupat qiellore vëzhgojnë, ata që bëjnë parashikime për çdo hënë të re e të thonë se ç'do të të ndodhë.