Isaiah 31:4 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Sepse kështu më ka thënë Zoti: "Ashtu si luani apo luanesha vrumbullin mbi prenë e vet (kur kundër tij është mbledhur një numër i madh barinjsh dhe ai nuk ka frikë nga britmat e tyre dhe as trëmbet nga zhurma e tyre), kështu do të zbresë Zoti i ushtrive për të luftuar në malin e Sionit dhe në kodrën e tij.
albanian-2018 Sepse kështu më ka thënë Zoti: Siç ulërin mbi prenë luani apo këlyshi i luanit, kur i vërsulet turma e barinjve, siç nuk tutet prej zërit të tyre e as nuk struket prej zhurmës që bëjnë, ashtu do të zbresë edhe Zoti i ushtrive, për të luftuar në malin e Sionit e në kodrinën e tij.