Ezekiel 9:2 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Dhe ja ku erdhën nga drejtimi i portës së sipërme që shikon nga veriu gjashtë burra, secili me armën e tij të shfarosjes në dorë. Në mes tyre ishte një burrë me rroba prej liri, që kishte një kallamar shkruesi prej briri në krah. Me të arritur, ata u ndalën pranë altarit prej bronzi.
albanian-2018 Dhe, ja, gjashtë burra erdhën nga drejtimi i portës së epërme, me pamje nga veriu, secili me armën e ndëshkimit në dorë. Mes tyre ishte edhe një burrë veshur me li, me një trastë shkruesi në ijë. Ata erdhën e u ndalën bri altarit prej bronzi.