Esther 7:8 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Pastaj mbreti u kthye nga kopshti i pallatit, në vendin e banketit ku shërbehej vera; ndërkaq Hamani kishte rënë mbi divanin në të cilin rrinte Esteri. Atëherë mbreti thirri: "Dashke gjithashtu të dhunosh mbretëreshën, ndërsa unë vetë jam në shtëpi?". Sa dolën këto fjalë nga goja e mbretit, ia mbuluan fytyrën Hamanit.
albanian-2018 Pastaj mbreti u kthye nga kopshti i pallatit në dhomën e gostisë e Hamani ra në divanin ku gjendej Estera. Atëherë mbreti tha: «Edhe mbretëreshën do ta dhunojë ky, me mua në shtëpi?». Sapo doli fjala nga goja e mbretit, Hamanit ia mbuluan fytyrën.