Esther 5:1 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Ditën e tretë, Esteri veshi rrobën mbretërore dhe u paraqit në oborrin e brendshëm të pallatit të mbretit, përballë apartamentit të mbretit. Mbreti ishte ulur mbi fronin mbretëror në pallatin mbretëror, përballë hyrjes së pallatit.
albanian-2018 Ditën e tretë, Estera veshi rrobat mbretërore dhe u paraqit në oborrin e brendshëm të pallatit mbretëror, përballë pallatit mbretëror. Mbreti rrinte ulur mbi fronin mbretëror në pallat, kundruall hyrjes së pallatit.