Daniel 5:11 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Éshtë një njeri në mbretërinë tënde, tek i cili është fryma e perëndive të shenjtë, dhe në kohën e atit tënd u gjet tek ai dritë, mendje dhe dituri të ngjashme me diturinë e perëndive; mbreti Nebukadnetsar, ati yt, ati yt mbreti, e caktoi në krye të magjistarëve, të astrologëve, të Kaldeasve dhe të shortarëve,
albanian-2018 Në mbretërinë tënde është një njeri që ka shpirtin e perëndive të shenjtë. Në ditët e atit tënd, ai ishte i ndriçuar, kishte aftësinë për të kuptuar, si dhe një urti të ngjashme me atë të perëndive. Madje, mbreti Nabukodonosor, ati yt, e kishte caktuar kryetar të shortarëve, të magjistarëve dhe të dijetarëve të yjeve.