Acts 8:32 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: ''Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe ay vënd’ i shkronjësë që po këndonte ishte kyj: “U pru posi berr për të therurë, edhe posi qënq që rri pa zë përpara ati që e qeth, kështu nukë hap gojën’ e ti. |
| albanian-1872 | Edhe ai vendi shkronjësë qi po këndonte ishte kyi: “U pru porsi dash për me u therë, edhe porsi qengj qi rri pa za përpara ati qi e qeth, kështu nukë hap gojën’ e vet; |
| albanian-2018 | Pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: e çuan si dele për t'u therur, si qengjin që shkon për t'u qethur pa bëzajtur e ai nuk e hapi gojën. |
| albanian-altmk-27 | E cop’ e kartësë që dhiavas qe këjo: Posi dashi u pru për të therturë, e posi qengj që rri pa zë përpara atij që e qeth atë, ashtu nukë hapi gojën’ e tij. |