Acts 8:26 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: ''Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë''. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe ëngjëlli i Zotit i foli Filippit tuke thënë: “Ngreu, e shko nga an’ e Mesditësë, mb’ udhët që sbret prej Jerusalimit ndë Gazë (këjo është shkretëtirë). |
| albanian-1872 | Edhe engjull i Zotit i foli Filippit, tue thanë: Ngreu, edhe shko prei anësë Mies-ditësë, mb’udhë qi sdryp prei Ierusalemit ndë Gazë, qi ashtë shkretinë. |
| albanian-2018 | Një engjëll i Zotit i foli Filipit e i tha: «Ngrihu e shko drejt jugut, në rrugën që zbret nga Jerusalemi në Gazë». Ajo është një rrugë e shkretë. |
| albanian-altmk-27 | E Ëngjëll’ i Zotit i foli Filippoit, e i tha: Ngreu mbë këmbë, e hajde prej Mesimvrisë, mb’udhë që zbret nga Ierusalimi ndë Gazë. Këjo është shkretëtirë. |