Acts 25:16 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Unë u dhashë përgjigje se nuk është zakon i Romakëve të dorëzojnë dikë për vdekje para se i akuzuari të ballafaqohet me paditësit e tij, dhe t'i jetë dhënë mundësia që të mbrohet nga akuza. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Të cilëvet u përgjeqç, se nuk’ është zakon ndër Romanëtë të vritetë ndonjë njeri për hirë, pa pasurë përpara faqesë ay që përflitetë ata që e përflasënë, edhe pa mos dhënë ati kohë t’ apë fialë për fajin’ e ti.” |
| albanian-1872 | të cillëvet u përgjegja, se nuk’ ashtë zakon ndër Romanët me u prishunë ndonji nieri për hir, pa mos pasunë përpara faqes’ ai qi përflitetë, ata qi e përflasinë, e pa mos i dhanë kohë me dhanë fjalë për fajin’ e vet. |
| albanian-2018 | Unë u thashë se nuk është zakon i romakëve ta dënojnë dikë, nëse i padituri nuk takohet me paditësit ballë për ballë dhe nëse nuk i jepet mundësia të mbrohet kundër padisë. |
| albanian-altmk-27 | E u përgjegjçë mb’ata, se s’ësht’ adet ndë Romanë që të dëmëtonetë me vdekëjë ndonjë njeri, pa dhe pasurë i kallëzuari përpara tij ata që e kallëzojënë, e pa dhënë kohë të përgjegjetë për faj të tij. |