Acts 23:9 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: ''Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë''. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe u bë një klithmë e madhe; edhe shkronjesitë që ishinë me anë të Farisenjet u ngritnë, e ziheshinë tuke thënë: “S’gjejmë ndonj gjë të keqe te kyj njeri; po ndë i foli ndonjë frymë a ëngjëllë [le të mos lëftojmë kundrë Perëndisë].” |
| albanian-1872 | Edhe u ba nji të gërthitun’ i madh; edhe shkruisitë qi ishinë me anë të Farisevet u ngritnë, e ziheshinë, tue thanë: S’gjejmë ndonji gja të keqe mbë këte nieri, por ndë i foli ndonji shpirt, a engjull, le të mos luftojmë kundrë Perëndisë. |
| albanian-2018 | Atëherë u bë një zhurmë e madhe dhe disa shkrues nga ana e farisenjve u ngritën e kundërshtuan me forcë: «Nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri. Po sikur t'i ketë folur një shpirt apo një engjëll?». |
| albanian-altmk-27 | E u bë një klithm’ e madhe. E si u ngrenë Grammatikotë që qenë nga an’ e Farisejet, e qërtoijnë, e thoshnë: Na nukë gjejëmë ndonjë të keq mbë këtë njeri. Ma nd’i foli atij Shpirt a Ëngjëll, le të mos lëftojmë me Perndinë. |