Acts 20:13 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Kurse ne, që kishim hipur tashmë në anije, lundruam për në Asos, ku kishim ndër mend të merrnim Palin, sepse kështu kishte caktuar, mbasi donte vetë të shkonte më këmbë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Edhe neve vamë përpara ndë lundrë, edhe lundruamë për Assë, edhe ateje do të merrnimë Pavlinë; sepse kështu kishte porositurë, sepse ay vetë donte të vejë këmbë.
albanian-1872 Edhe na votëm përpara ndë lundrë, edhe lundruem për Assë, edhe prei andej dojim me marrë Paulinë, sepse kështu kishte porositunë, sepse ai vetë donte me votunë mbë kambë.
albanian-2018 Ne u nisëm më përpara për të hipur në anije dhe lundruam për në Asos, ku duhej të merrnim Palin, sepse ai vetë kishte vendosur që të shkonte atje më këmbë.
albanian-altmk-27 E na si vam përpara mbë karav, e vejëm për Asso, e ateje do të marëm Pavllonë, se ashtu kish lënë porsi, se duaj të vij për Dheut.