Acts 2:14 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët dhe u foli atyre me zë të lartë: ''Judenj dhe ju të gjithë që banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe dëgjoni me vëmendje fjalët e mia. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Po Pietri qëndroj bashkë me të një-mbë-dhietëtë, edhe ngriti zën’ e ti e u ligjëroj atyre: “O burra Judhenj, edhe gjithë sa rrini ndë Jerusalim, qoft’ e diturë këjo te ju, e mbajuni vesh fialëvet mia. |
| albanian-1872 | Por Pietri qindroi mbë kambë bashkë me të nji-mbë-dhetët, edhe ngriti zanin’ e vet, e lëgjiroi: O burra Iude, edhe gjithë sa rrini ndë Ierusalem, qoft’ e ditunë këjo te ju, edhe mbaniu vesh fjalëvet mia, |
| albanian-2018 | Por Pjetri u ngrit bashkë me të njëmbëdhjetët dhe me zë të lartë u tha: «Burra judenj e të gjithë ju banorët e Jerusalemit, merreni vesh këtë gjë e dëgjojini me kujdes fjalët e mia. |
| albanian-altmk-27 | E si u ngre Petrua mbë këmbë bashkë me të njëmbëdhjetë, ngrijti zën’ e tij, e u thot’ ature: Njerëz çifut, edhe gjithë juvet që rriji ndë Ierusalim, le të jetë këjo ndë juvet e njohurë, e biri ndë vesh fjalët’ e mia. |