Acts 14:22 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) duke fuqizuar shpirtërat e dishepujve dhe duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim, dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Tuke forcuarë shpirtërat’ e nxënëset, e tuke shtytur’ ata të qëndronjënë ndë besët, edhe tuke thënë atyre se me shumë shtrëngime duhetë të hynjënë ndë mbëretërit të Perëndisë.
albanian-1872 tue forcuem shpirtënat’ e dishepujvet, e tue shtym’ ata me qindruem ndë besët, edhe tue u than’ atyne se me shumë shtrëngime duhetë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë.
albanian-2018 Aty ua forcuan shpirtrat dishepujve e u dhanë zemër që të vazhdonin në besim, duke u thënë: «Duhet të kalojmë shumë mundime për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë».
albanian-altmk-27 E stereosnë shpirtërat’ e mathitivet, tuke paraqinisurë të qëndroijnë pa luajturë ndë besë, edhe se ndë mbretëri të Perndisë duhetë të hijëmë na me shumë shtrëngime.