Acts 12:17 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Por ai u bëri shenjë me dorë të heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Pastaj tha: ''Ua tregoni këto Jakobit dhe vëllezërve!''. Pastaj doli dhe shkoi në një vend tjetër. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Po ay u bëri atyre me dorë të mos bënjënë zë, e u tregoj atyre, qysh e nxori Zoti nga burgu; edhe tha: “Epini zë Jakovit edhe vëllëzëret për këto.” Edhe dolli e vate mbë një tiatërë vënt. |
| albanian-1872 | Por ai u bani atyne me dorë të mos pëzajnë, e u diftoi atyne, si e nxuer Zoti prei burgut; edhe tha: Epni za Iakobit edhe vëllazënavet për këto. Edhe duel e vote mbë nji tietër vend. |
| albanian-2018 | Ai ua bëri me dorë që të mos flisnin dhe u tregoi sesi Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Atëherë u tha: «Tregojani këtë Jakobit e vëllezërve». Pastaj doli e shkoi në një vend tjetër. |
| albanian-altmk-27 | E si u bëri ature nishan me dorë të pushoijnë, u rrëfeu ature qish e nxori Zoti atë nga hapsana, e u tha: Rrëfeni këto Iakovoit edhe vëllazëret. E si dolli ateje, vate ndë tjatër vënd. |