2 Kings 17:29 — Compare Translations
2 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Megjithatë, tërë këto kombe vazhduan të bëjnë perënditë e tyre dhe i vendosën në tempujt e vendeve të larta që kishin ndërtuar Samaritanët, çdo komb në qytetin ku banonte. |
| albanian-2018 | Megjithatë, çdo popull bëri perëndinë e vet. Idhujt i vendosën nëpër tempujt apo nëpër faltoret në vende të larta, që kishin ndërtuar samaritanët. Kështu bëri çdo popull në qytetin ku banonte. |