2 Kings 11:14 — Compare Translations
2 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Vështroi dhe e pa mbretin në këmbë mbi podiumin, sipas zakonit; kapitenët dhe borizanët ishin afër mbretit, ndërsa tërë populli i vendit ishte në festë dhe u binte borive. Atëherë Athaliahu grisi rrobat e saj dhe bërtiti: "Tradhëti, tradhëti!". |
| albanian-2018 | Kur pa mbretin tek qëndronte pranë shtyllës së tempullit, sipas zakonit, luftëtarët dhe borizanët, që i qëndronin pranë, dhe popullin, që gëzonte e u binte borive, ajo shqeu rrobat e bërtiti: «Tradhti! Tradhti!». |