2 Corinthians 11:23 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Janë ata shërbëtorë të Krishtit? Po flas si i pamend, unë jam edhe më tepër si këta; në mundime më tepër, në goditje më tepër, në burgje më tepër dhe shpesh në rrezik për vdekje.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Edhe unë; shërbëtorë të Krishtit janë? (flas jashtë mënç), më tepër’ unë; mbë më tepërë mundime, mbë plagë fort më shumë, ndë burgje më tepërë, shumë herë ndë vdekëje.
albanian-1872 Shërbëtorët’ e Krishtit janë? (Flas jashtë menç) ma tepër’ unë; mbë ma tepërë mundime, mbë plagë fort ma shumë, ndë burgje ma tepërë, shumë herë mbë vdekë;
albanian-2018 Janë shërbëtorë të Krishtit? Po flas si të isha i çmendur: unë jam edhe më shumë. Kam kaluar më shumë mundime se ata, më kanë burgosur më shumë se ata, kam vuajtur fshikullima të panumërta e shpesh kam qenë në rrezik për vdekje.
albanian-altmk-27 Shërbëtorë të Krishtit jan’ ata? (Jashtë nga mëntë flas). Më tepër jam unë se ata. Ndë mundime më tepërë, ndë të rrahurë fort më shumë, ndë hapsana më tepërë, shumë herë ndë mes të vdekëjavet.