2 Chronicles 28:15 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Pastaj disa njerëz të thirrur me emër u ngritën dhe morën robërit dhe me rrobat e plaçkës veshën tërë ata që ishin lakuriq; u dhanë rroba dhe sandale, për të ngrënë dhe për të pirë dhe i vajosën; pastaj i mbartën tërë të dobëtit mbi gomarë dhe i çuan në Jeriko, qyteti i palmave, pranë vëllezërve të tyre, pastaj u kthyen në Samari.
albanian-2018 U emëruan disa burra, të cilët u ngritën, morën robërit dhe me plaçkën e luftës veshën ata që ishin të zhveshur. I veshën, i mbathën, u dhanë për të ngrënë e për të pirë dhe i lyen me vaj. Të gjithë të këputurit i hipën mbi gomarë dhe i çuan te të afërmit e tyre në Jeriko, në qytetin e palmave. Mandej u kthyen në Samari.