2 Chronicles 24:11 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Kur arka çohej nga Levitët tek inspektori i mbretit, sepse shihnin se kishte në të shumë para, sekretari i mbretit dhe i ngarkuari nga kryeprifti vinin për të zbrazur arkën; pastaj e merrnin dhe e çonin përsëri në vendin e saj. Kështu vepronin çdo ditë; në këtë mënyrë grumbullonin një sasi të madhe parash.
albanian-2018 Levitët e çonin arkën te nëpunësi i mbretit, sapo shihnin se ishte mbushur me para. Atëherë vinte shkruesi i mbretit dhe nëpunësi i kryepriftit, të cilët e zbraznin arkën. Mandej levitët e merrnin arkën dhe e kthenin në vendin e vet. Këtë ata e bënin përditë dhe kështu grumbulluan shumë para.